Kovaçevski: Anëtarësimi në NATO është shumë më tepër se siguri e garantuar

by admin
Spread the love




Para saktë dy viteve realizuam një nga qëllimet tona strategjike të vendosura që nga pavarësimi i shtetit – anëtarësimin në NATO, shkroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas Kovaçevskit, të jesh pjesë e NATO-s do të thotë përmbushje e të gjitha standardeve civilizuese.

“Dy vite më vonë, në jehonën e krizës më të madhe ushtarake dhe ekonomike pas Luftës së dytë botërore, e shohim drejtësinë e këtij vendimi. Në këto kohë të trazuara, kur e tërë bota kujdeset për të ardhmen dhe sigurinë, Maqedonia e Veriut është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake politike e cila e garanton integritetin tonë territorial dhe sigurinë”, kumtoi Kovaçevski.
Anëtarësimi në Aleancë, siç ceket, është shumë më tepër se siguri e garantuar dhe mbrojtje e qytetarëve tanë.
“Të jesh pjesë e NATO-s do të thotë përmbushje e të gjitha standardeve të botës civilizuese si mbrojtja e të drejtave të njeriut, solidaritetit mes popujve dhe avancimit të demokracisë. Si anëtare e NATO-s do të vazhdojmë aktivisht të marrim pjesë në të gjitha aktivitetet e Aleancës dhe ta ndërtojmë aleancën me partnerët tanë. Ky përcaktim do të thotë zhvillim afatgjatë për vendin tonë dhe e ardhme e sigurt për fëmijët tanë”, thekson Kovaçevski.


You may also like