Kovaçevski: Aliu s’ka nevojë të dorëhiqet, të enjten dorëhiqet e gjithë Qeveria

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur rreth dorëheqjes së paralajmëruar të ministrit për Shoqëri informatike dhe Administratë Publike, u shpreh se ka komunikuar me të rreth kësaj çështjeje dhe se ministri nuk ka nevojë ta bëjë këtë gjë, pasi siç u shpreh, e gjithë Qeveria do të dorëhiqet të enjten rreth orës 10.
“Andaj askush prej ministrave nuk ka nevojë të japë asnjë lloj dorëheqjeje, sepse me dorëheqjen e kryetarit të Qeverisë e gjithë Qeveria është në dorëheqje. I gjithë ky diskutim është në lidhje me ligjet që ministria e tij i ka propozuar në Kuvend dhe për të cilët po përgatitet debat kuvendor. Ka deputetë që kanë mendime të ndryshme për një pjesë të këtyre ligjeve. Bëhet fjalë për një grup ligjesh për reforma në administratën publike, për marrëdhënie pune e të tjera. Megjithatë mendoj se ministri Aliu ka mundësi të mirë që gjithë këtë ta prezantojë në debatin kuvendor e më pas edhe në seancë plenare. Me të vërtetë mendoj se ka punuar me përkushtim për finalizimin e tyre.

Kovaçevski gjithashtu tha edhe fjalë miradije për ministrin Aliu, duke e quajtur “njeri cilësor” dhe tha se është profesionist i vërtetë. Këtë vlerësim për Aliun Kovaçevski tha se e ka pasur edhe para se ai të bëhet ministër dhe se do ta ketë edhe në të ardhmen, sepse siç përfundoi, “askush nuk ka qenë përjetësisht ministër apo Kryeministër”.

MARKETING



You may also like