Koulibaly: Oferta e Juventusit? Është një fanellë që nuk do ta vesh kurrë

by admin
Spread the love

“Fanella e Juventusit është një fanellë që nuk do ta vesh kurrë.” Kjo ka qenë deklarata e Kalidou Koulibaly i cili përgjatë një interviste dhënë për Corriere della Sera i është rikthyer aventurës së tij te Napoli si dhe oferta që i erdhi nga ekipi i Juventusit.

“Unë besoj te fati. Pas tetë vitesh duhet të shkonte kështu. Cikli im te Napoli kishte përfunduar, dhashë gjithçka atje. Nga aspekti emocional ndryshon pak. Ndjej çdo gol që shënojnë, çdo fitore, siç i jetoja me Napolin. Ky Napol është Napoli im. Jam i lumtur që kam kontribuar në rritjen e skuadrës.”

OFERTA E JUVENTUSIT- “Nëse kisha oferta nga ekipe të tjera italiane? Po, por nuk kam pranuar asnjë. Fanella e Juventusit është një fanellë që nuk do ta vesh kurrë, nga bindja që kam, por edhe për respekt.” /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like