Koulibaly është pasardhësi i De Ligt, Juventus takon agjentin e lojtarit

by admin
Spread the love

Juventusi bën lëvizjen e parë konkrete për Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi i Napolit, të cilit i skadon kontrata në vitin 2023, është i përzgjedhuri i Massimiliano Allegrit për të zëvendësuar Matthijs de Ligt (që ka arritur marrëveshjen me Bayernin e Mynihut).

Ka patur një takim në Milano mes drejtuesit sportiv të bardhezinjve Federico Cherubini dhe agjentit të lojtarit Fali Ramadani.

Pas blerjeve së Di Maria dhe Pogba, që do të zyrtarizohen në ditët e ardhshme, bardhezinjtë mendojnë për mbrojtjen dhe synojnë me çdo kusht kapitenin e Napolit, që pëlqehet shumë për eksperiencën dhe karakteristikat teknike. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like