Koulibaly: Benzema më i miri në botë, Sarri është trajneri më i çmendur

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën franceze Once Mondial. Senegalezi tregoi kështu lojtarin e tij të preferuar, përballjen që ka pasur me Benzema, si dhe bëri një koment epik për ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri.

“Lojtari im i preferuar? Më pëlqen Sadio Mane, sepse jemi bashkë në kombëtare dhe sepse e takoj të gjitha ditët. Është një lojtar i madh. Shpresoj që një ditë të fitojë “Topin e Artë”, por me Benzemanë në skenë, nuk mund të thuash asgjë më tepër.

E them prej një kohe shumë të gjatë, është një nga lojtarët dhe sulmuesit më të mirë në botë. Është sulmuesi me të cilin kam hasur më shumë vështirësi për t’u përballur sepse është shumë inteligjent. Akoma e ndjek atë”.

SARRI- “Kam pasur shumë trajnerë atipikë, kanë qenë trajner të mëdhenj, por më i çmenduri prej tyre ka qenë Maurizio Sarri. Ishte shumë i apasionuar pas taktikës.

Por gjëja më e çmendur prej tij ka qenë kur erdhi në jetë djali im dhe gruaja ime ishte gati për të lindur. Sarri më tha se nuk kisha të drejtë të shkoja te gruaja ime për lindjen e tim biri”. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like