Kosovën e shpërblyet, Serbinë e dënuat! – Shqip

by admin
Spread the love

AVANCIMI I KOSOVËS NË AP TË NATO-s

Ekziston mundësia që Serbia të largohet nga Këshilli i Evropës – ka thënë për mediat serbe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se pranimi i Kosovës në këtë organizatë, në fakt paraqet dëbimin e Serbisë.

Vuçiqi në Prokuplje, gjatë manifestimit të 25-vjetorit të sulmeve të NATO-s në Serbi, tha se Serbia kurrë nuk do të bëhet pjesë e Aleancës duke reaguar ndaj avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

“Sot pranuan Kosovën si anëtar shoqërues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ju faleminderit, vetëm ta dijmë se kurrë nuk do të bëhemi anëtare të NATO-s. Dhe, kur t`i pranoni në Këshillin e Evropës edhe për këtë do të kemi përgjigje. Kaq për gënjeshtrat tuaja dhe sanksionet ndaj Prishtinës. I shpërblyet me gjithçka, Serbinë e dënuat me shumëçka” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Ndryshe, autoritetet e Kosovës njoftuan se Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në këtë trup, nga ai vëzhgues në të asociuar.

Sipas tyre, vendimi do të zyrtarizohet përmes një votimi në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror, më 27 maj, në Sofje.

Ministri i Mbrojtjes I Kosovës, Ejup Maqedonci e ka konsideruar vendimin si hap të madh drejt sigurisë dhe prosperitetit të Kosovës dhe rajonit. /tvklan.mk/

You may also like