Kosovari shpallet i pafajshëm nga gjykata, ishte i akuzuar për abuzim

by admin
Spread the love

Për shkak se ai solli një grua të dehur dhe të pambrojtur në banesën e tij, një burrë qëndroi para gjykatës penale. Prokuroria pretendoi se ai donte të abuzonte seksualisht me të. Të martën ai u shpall i pafajshëm për tentativën për përdhunim

Në dhjetor të vitit 2020, një kosovar në Bazel iu afrua një gruaje të dehur rëndë dhe e mori me vete në motoçikletën e tij.

Një dëshmitar e kishte vëzhguar skenën, e përcjelli burrin dhe u përpoq të mbronte gruan, transmeton portali Shtegu. Ai ka njoftuar policinë e cila parandaloi një ofendim seksual në sekondën e fundit.

Të martën, burri u paraqit para dhomës së trefishtë të gjykatës penale për tentativë .
39-vjeçari u shpall i pafajshëm për tentativën për përdhunim.

Megjithatë, ai u dënua sepse nuk lejoi hyrjen e oficerëve të policisë në banesën e tij dhe i rezistoi testit të alkoolit.

You may also like