“Kosovari” Donçiq shkëlqen, serbët e Klinës presin t’u ndihmojë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Trepikëshit ia qëlloi tre herë.

Më efektiv, Luka Donçiq i Dallas ishte kur gjuajti dyshe, duke qëlluar shtatë tentime, në ndeshjen kundër Golden State, mëngjesin e së mërkurës, transmeton klankosova.tv.

Me 30 pikët e shënuara, slloveni ndihmoi ekipin e tij të fitojë për herë të parë ndaj Warriors 119-109 në serinë e finaleve të konferencës perëndimore në NBA. Kështu, Maveriks zbuti diferencën në 1 me 3, duke mbajtur gjallë shpresën për të shkuar në përfundimin e madh të krejt ligës.

Mbështetje, ndonëse nga larg, e mbase edhe pa dijeninë e tij, Donçiq po merr edhe nga disa tifozë në Kosovë, prej ku ylli i ligës më të fortë në botë e ka prejardhjen.

Gjyshi i “Lluka Magjik”, si e quajnë sllovenin në Amerikë, është nga fshati Bincë i Klinës.

Aty shpresojnë që suksesit të 23 vjeçarit, t’ia shoh hairin, sadopak edhe katundi ku iu rrit gjyshi.

You may also like