Koreja e Veriut i dërgoi armë grupit mercenar rus, Britania e Madhe mbështet vlerësimin e SHBA-së

by admin
Spread the love

Britania e Madhe ka deklaruar se pajtohet me vlerësimin e SHBA-së se Koreja e Veriut i ka dërguar armë Grupit Wagner.

Zyra e Jashtme u shpreh se masa është në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Fakti që presidenti Putin po i drejtohet Koresë së Veriut për ndihmë është një shenjë e dëshpërimit dhe izolimit të Rusisë. Ne do të punojmë me partnerët tanë për të siguruar që Koreja e Veriut të paguajë një çmim të lartë për mbështetjen e luftës ilegale të Rusisë në Ukrainë. Shefi i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin ka qenë nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2020“, tha Sekretari i Jashtëm James Cleverly.

“Në nëntor 2022, Britania e Madhe sanksionoi dy individë për rekrutimin e të burgosurve në Grupin Wagner, i cili ka qenë i lidhur me disa nga mizoritë më të këqija në luftën e paligjshme të Rusisë”, shtoi më tej ai.

Çfarë është Grupi Wagner?

Grupi Wagner është një organizatë mercenare ruse. Grupi besohet se financohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen me lidhje të ngushta me Vladimir Putin dhe një nga shumë oligarkët e sanksionuar nga Perëndimi.

Ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me Wagner.

Bashkimi Evropian tha se Wagner u themelua nga Dmitry Utkin, një ish-ushtar rus që mendohet se e ka stolisur me tatuazhe naziste.


Top Channel

You may also like