Korabi thyen Bylisin dhe hap garën, Erzeni bën detyrën! Triumfon Apolonia

by admin
Spread the love

Gara në Kategorinë e Parë është bërë edhe më interesante. Korabi ka mundur në limite Bylisin e vendit të parë me shifrat 1-0. Taulant Marku ndëshkoi ballshiotët dhe nga kjo situatë ka përfituar Erzeni.

Shijakasit tani kanë vetëm dy pikë më pak se Bylisi kryesues, pasi mundën Maliqin me një gol të Raboshtës. Korabi, që ka një ndeshje më pak, do mundohet ta çojë në 4 pikë diferencën me vendin e dytë dhe të shpresojë për ngjitjen direkt në Abissnet Superiore.

Apolonia-Tomori ishte një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, që përfundoi me rezultatin 1-0. Mbrojtësi Diop i dha fitoren fierakëve.

Burreli ka bërë detyrën në shtëpi, pasi likuidoi 3-0 Besëlidhjen që mbetet në ujëra të turbullta. Matjanët e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, me gola të Çemës, brazilianit Olivera dhe shkodranit Klejdi Dibra.

Lushnja ka marrë tre pikë shumë të vlefshme në garën për mbijetesë, pasi mposhti me golin e Lajthisë Besën e Kavajës. Shpreson shumë edhe Turbina, që mori tre pikë në transfertë ndaj Pogradecit rival. Vidaj dhe Hasaj ishin heronjtë e cërrikasve.

Një tjetër goditje e ka marrë Shkumbini, këtë herë në shtëpi nga Tërbuni që fitoi 2-1. Mezini dhe Peqini ishin autorët e golave për skuadrën pukjane. Vora vijon me rezultatet pozitive këtë vit dhe këtë herë ka mposhtur 4-1 Butrintin dhe del nga zona e rënies direkt për momentin.

KATEGORIA E PARË – JAVA 20
E shtunë, më 19 shkurt, ora 14:00

Burreli-Besëlidhja 3-0
Shënues:
Çema 6’, Olivera 9’, Dibra 42’
Korabi-Bylisi 1-0
Shënues:
T. Marku 90’
Erzeni-Maliqi 1-0
Shënues:
Raboshta 60’
Apolonia-Tomori 1-0
Shënues:
Diop 17’
Shkumbini-Tërbuni 1-2
Shënues:
Osma 48’ / Mezini 45+3’, Peqini 79’
Vora-Butrinti 4-1
Shënues:
Asimetaj 9’, Ismailaj 79’, Bakaj 91’, Lajthia 94’ / Hyska 45+1’
Pogradeci-Turbina 1-2
Shënues:
Reçi 30’ / Vidal 22’, Hasaj 45+1’
Lushnja-Besa 1-0
Shënues:
Lajthia 71’

/ oversport.tv

You may also like