Korabi mposht Apoloninë dhe sfidon Egnatian për një vend në Superiore

by admin
Spread the love

Korabi vazhdon të shpresojë për një vend në Superiore sezonin e ardhshëm, pasi ka mposhtur 3-2 Apoloninë në finalen e Play Off-it të Kategorisë së Parë.

Sfida e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” nis menjëherë me gol, pasi dibranët zhbllokojnë sfidën që në minutën e parë me Gecin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i fierakëve, që kthejnë gjithçka në ekuilibër pas 5 minutave lojë, duke barazuar shifrat me Krasniqin.

Pjesa e parë është e luftuar, por nuk ka ndryshim të rezultatit. Mziu realizon një gol shumë të bukur nga një goditje dënimi dhe kalon në avantazh Korabin në pjesën e dytë.

Apolonia mundohet të reagojë, por janë sërish dibranët ata që gjejnë rrugën e rrjetës kësaj radhe me Markun. Korabi luan me 10 lojtarë në minutat e fundit të sfidës, pasi Duka largohet me karton të kuq.

Diop shkurton shifrat në minutën e pestë shtesë, por nuk ka më kohë dhe Apolonia detyrohet ti thotë lamtumirë Superiores, pasi në finalen e Play Out-it kundër Egnatias do të luajë Korabi. / Oversport.tv

Kategoria e Parë – Play Off

Korabi-Apolonia 3-2

Geci 1’, Mziu 64’, Marku 79’ / Krasniqi 5’, Diop 90+5

You may also like