Koopman: Kusht në planin e rritjes është të mos i bllokoni fqinjët

by admin
Spread the love

Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman, ka thënë se kjo ide e rritjes së BE-së përshpejton aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt bllokut. Në tryezën në Shkup në kuadër të samitit Ballkani Perëndimor takon BE-në, Kopmann ka thënë se është i inkurajuar me entuziazmin.

Koopmann ka thënë se kjo rritje e dyfishon ekonominë e rajonit.

“Mësimet nga zgjerimi paraprak tregojnë se pikërisht tregu është kyç. Përmendim edhe faktin se tregjet e vendeve u rritën menjëherë pas aderimit në BE. Deri tash janë rritur trefishtë e me këtë ndryshojnë gjërat. Prandaj është ky plani i rritjes dhe duhet shumë punë. Për të hyrë në tregun tonë të përbashkët duhet shumë punë. Ne i kemi përveshur mëngët të angazhohemi në këtë drejtim. Ne do të ju ndihmojmë të integroheni mes vete, derisa të integroheni në tregun e përbashkët. Konsideroj se është shumë me rëndësi, pasi pa integrim rajonal thjeshtë s’mund të shfrytëzoni mjaftueshëm leverditë e tregut tonë të përbashkët. Prandaj kusht në këtë pjesë të planit të rritjes është të mos bllokoni fqinjët. Mund të bllokoni vetveten nëse bllokoni fqinjët”, ka thënë Koopman.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është shprehur se Ballkani Perëndimor duhet të bëjë hapat të rëndësishëm drejt harmonizimit për zhvillim të përbashkët ekonomik.

Ai ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë nga reformat, në rrugën drejt integrimit në BE.

“Strategjia për integrim përshpejton qasjen në BE, si tregtia e investimi më i madh…Për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, qasja është më shumë se procedurë, e një udhëtim gjithëpërfshirës i transformimit, duke parë këtë, kemi masa për të përshpejtuar”, ka thënë Kovaçevski.

MARKETING



You may also like