Konsultime konsullore në mes Shkupit dhe Sofjes, diskutohen çështje që prekin qytetarët e të dy vendeve

by admin
Spread the love





Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se më 1 mars 2023 në Sofje u mbajtën konsultime konsullore ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë në nivel të drejtorëve për çështje konsullore.

Nga MPJ thonë se gjatë konsultimeve u diskutuan disa çështje nga fusha konsullore, të cilat prekin drejtpërdrejt qytetarët e të dy vendeve.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrave për përmirësimin e komunikimit të ndërsjellë në lidhje me ndryshimet në legjislacionin për hyrjen dhe qëndrimin në territorin e secilit prej vendeve dhe zbatimin e tij, informimin e ndërsjellë për shtetasit e ndaluar, bashkëpunimin në rastet konsullore, veçanërisht kur nevojitet ndihmë, si p.sh. trajtimi ose riatdhesimi, mënyra dhe procedura e lëshimit të dokumenteve nga librat e amzës, krijimi i një pike për komunikim të drejtpërdrejtë në raste urgjente dhe çështje të tjera të fushës. Të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm në çështjet konsullore, shkëmbyen informacione për sfidat me të cilat përballen dhe shkëmbyen propozime për avancimin e bashkëpunimit”.

“Përndryshe, bashkëpunimi konsullor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë zhvillohet në bazë të konventës konsullore të lidhur mes dy vendeve në vitin 1999. Konsultimet e sotme konsullore janë realizuar me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe janë të parat e këtij lloji në dekadën e fundit”, thonë nga MPJ Maqedoni.







Artikulli paraprakMinistrat e shkarkuar do të mund të marrin apanazh
Artikulli tjetërSulmohet me armë dyqani i vjehrrit të Messit, u la një mesazh për futbollistin




You may also like