Konjufca dhe Kasami bisedojnë për strategji për arsimim më cilësor në gjuhën shqipe

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot është takuar me kryetarin e Lëvizjes “Besa” në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami.

Këtë e bëri të ditur Kasami me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin ka thënë se kanë biseduar për shumë çështje me rëndësi për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në këtë drejtim biseduam për mungesën e një strategjie gjithëpërfshirëse për arsimim më cilësor në gjuhën shqipe. Për problemet e shumta që shfaqen në rrugën e ringritjes së arsimit shqip, sidomos për problemin e mungesës së furnizimit të nxënësve me libra nga ana e MASH-it dhe shumë problematika tjera”, ka thënë Kasami.

“Gjithashtu, diskutuam edhe për mungesën e një strategjie unifikuese mes pozitës dhe opozitës për çështjet jetike që janë me interes të përbashkët. Ishte një takim i frytshëm, vëllazëror dhe shumë përmbajtësor në drejtim të afirmimit të bashkëpunimit për shumë çështje me interes jetik për të dy vendet dhe me theks të veçantë për shqiptarët”, ka shkruar Kasami./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like