Kongres i jashtëzakonshëm i ASH-së i thirrur nga Zijadin Sela

by admin
Spread the love

Me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit do të mbahet Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur nga krahu i Zijadin Selës.

Në statusin e tij në facebook Sela ka thënë se “Çdo informatë tjetër që qarkullon ndryshe nga kjo informatë zyrtare, është e rreme dhe tentim për mashtrim dhe defokusim të anëtarësisë”.

Kjo iniciativë e Selës vjen si kundërpërgjigje ndaj kongresit të organizuar nga Taravari, në të cilin delegatët që morën pjesë në konfirmuan kandidaturën e Arben Taravarit për president të vendit. Gjithashtu, ata kanë shfuqizuar vendimet që javën e kaluar miratoi Kuvendi partiak në krye me Ziadin Selën.

Ky moment është i rëndësishëm për subjektin politik dhe mund të ketë ndikim në politikën e vendit, pasi që dje ASh-ja nënshkroi deklaratën për bashkëpunim me bllokun opozitar shqiptar.

MARKETING



You may also like