Komplikohet shitja e Chelsea, Abramovich kërkon t’i kthehen investimet e bëra

by admin
Spread the love

Mund të ekzistojë një pengesë e madhe në procesin e shitjes së klubit të Chelsea. Sipas asaj që shkruan “The Times”, Roman Abramovich ka dalë nga fjala e dhënë dhe tashmë pretendon një borxh prej 1.6 miliardë sterlinash, që klubi i detyrohet atij dhe që lidhet me investimet e bëra gjatë viteve që ai ishte në krye të klubit.

Abramovich ka informuar qeverinë britanike dhe blerësit e mundshëm se pretendon pagimin e borxhit nga shoqëria që kontrollon klubin.

Ministrat e qeverisë britanike janë të shqetësuar nga kjo situatë, sepse aktualisht ndaj rusit janë vendosur sanksione dhe në Londër synojnë që të gjitha të ardhurat e shitjes së klubit të përdoren për bamirësi, si dhe për mbështetjen e viktimave të luftës në Ukrainë.

Ora po ecën mbrapsht dhe afati i fundit për të mbyllur me sukses shitjen e klubit është data 31 maj (datë kur skadon licenca e dhënë nga qeveria për administrimin). / Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like