Komisioni për Mjedis ndryshon ligjin për mbeturinat – synohet rimbursimi i shisheve të plastikës dhe qelqit

by admin
Spread the love

11 amendamente janë propozuar Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-197 për kimikate nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e mbajtur të enjten, ky Komision
votoi të 11 amendamentet me ndryshime dhe plotësime.

Gjithashtu në këtë komision, në rend dite
ishte edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për mbeturina. Aty u votuan
ndryshimet për rimbursimin e depozitës, siç hyjnë shishet e plastikës e qelqit.

Ndryshime pati në Ligjin për kundërvajtje, ku po ashtu janë inkorporuar ligje që i lejojnë Ministrisë që të fillojë me sistemin e rimbursimit të depozitës që hyjnë shishet e plastikës dhe shishet e materialeve tjera, që qytetarët dhe bizneset që do t’i krijojnë këto investime në dyqanet e tyre, t’i kthejnë shishet të cilët ata i blejnë. Po ashtu ndryshimi bazik që është bërë është edhe për qeset e plastikës, kjo i jep mundësi që me akt nënligjor të vendos ministria për reduktimin e mbeturinave që vijnë nga qeset e plastikës.

You may also like