Komisioni i Rithemelimit publikon rezultatet e zgjedhjeve: Ja kush janë kryetarët e rinj në degët Kukës dhe Patos, Saranda do të drejtohet nga një grua

by admin
Spread the love

Degën e Partisë Demokratike në Sarandë do ta drejtojë një grua. Komisioni i Rithemelimit, i cili ndjek nga afër procesin publikoi edhe rezultatet e zgjedhjeve, ku Manjola Nikollo u shpall fituese me 73% të votave.

Ndërkohë nga numërimi i fletëve të votimit në Kukës, fitues u shpall Admir Sinamati me 91% të votave.

Po ashtu, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjet e PD edhe në degën Patos.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar PD dega Patos u shpall Shezaim Ymeraj me 69% të votave.

You may also like