Komenti/Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë që SHBA i kanë njohur Kosovës

by admin
Spread the love

“Për çdo gjë që vendos Kosova, SHBA-të dhe BE-ja e kundërshtojnë ose kërkojnë shtyrjen e vendimit”, komentoi pak ditë më parë njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, duke shtuar se një politikë e tillë minon sovranitetin e vendit. Serwer iu referua zbatimit të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në pagesa me para ta gatshme, të cilën po e kundërshtojnë BE dhe SHBA. 

Pikërisht në këtë linjë që fshikulloi ish diplomati dhe analisti u soll të shtunën ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Ai deklaroi se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.

LEXO ME TEJ:

Kurti pret fijet e Beogradit me serbët e Kosovës, SHBA dhe BE kundër

Policia kosovare ka mbyllur katër komuna paralele ilrgale serbe, në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

 “Institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, tha në mënyrë provokuese ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Marrëveshjapër normalizim e 2013, e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia parashikon mbylljen e këtyre institucioneve publike paralele që financohen me denarë serbë.

Pikërisht për këtë Banka Qëndrore e Kosovës vendosi të fusë në fuqi, në 1 shkurt, masat për ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe kryerjen e pagesave përmes tij. Më pas policia në zbatim të këtij vendimi bëri sekuestrime në strukturat paralele ilegale.

Një gjë e tillë ashtu sikurse pritej shkaktoi furtunë në Beograd.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dënoi operacionet e policisë. “Enklavat në Kosovë janë sulmuar pas vendimit që është vetëm formalisht vendim nga e ashtuquajtura Banka Qendrore e Kosovës, në thelb ky është vendimi i Albin Kurtit”, tha ai.

Dhe në dilemën mes zbatimit të ligjeve të një shteti sovran dhe ruajtjes të stabilitetit fallco në rajon, ambasadori i SHBA, ka zgjedhur, si gjithnjë në mënyrë të përsëritur, këtë të dytën.

Hovenier shprehu shqetësimin e tij për “konfiskimin e dinarëve serbë” nga Policia dhe kërkoi që masa për ndalimin e dinarit të shtyhet për një kohë tjetër.

“Ne shpresojmë se autoritetet e Kosovës sigurohen që ato pagesa do të arrijnë pa vonesa te individët tek te cilët ishin nisur ato”, tha ai.

Ambasadori amerikan e përsëriti thirrjen që Kosova t’i zgjidhë çështjet në lidhje me strukturat e mbështetura nga Serbia në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke kërcënuar se në të kundërtën ajo do të humbistë mbështetjen e vendit të tij.

Dhe fiks këtu qëndrimi i një burokrati zyrtar amerikan bie ndesh me idenë e një bashkatdhetari të vet, që gjykon në mënyrë të lirë dhe pa vargonj.

Daniel Serwer duke komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin thotë: “Unë mund ta kuptoj që “15 vjet pas pavarësie banka konsideron se është koha e duhur për të zbatuar ligjin. Ky nuk është një problem i madh, por një çështje e vogël, e cila ka rëndësi simbolike për çështjen e sovranitetit”.

Serwer: SHBA dhe BE duhet ta lejojnë Kosovën që të zbatojë ligjet e saj

Sipas tij është kjo lloj politike për interesat e momentit bën që “çdo gjë që vendos Kosova, SHBA-të dhe BE-ja, ose e kundërshtojnë ose kërkojnë shtyrje”, duke sjellë si pasojë e minimin e sovranitetit të një vendi “që të zbatojë ligjet e veta”. Pra, po e hoqe lupën nga segmenti i vogël i një momenti, duke e lënë atë të zmadhojë krejt pikturën, e kupton se burokratë liliputë si, Jeff Hovenier e kanë gabim. Ata janë të prirur ti thonë jo më voglit, vëtëm nga frika se nuk kontrollojnë dot Serbinë. E kështu ata jo vetëm minojnë në afatgjatë sovranitetin e një vendi, por bashkë me të edhe vendimin amerikan të një dekade e gjysëm më parë, që e njeh Kosovën si të pavarur.

©Lajme


You may also like