Kombëtarja U 21, mund Andorrën/ Ernest Muçi heroi i ndeshjes. Siguroi fitoren e dytë në grup

by admin
Spread the love

Ernest Muçi ishte protagonist i madh i ndeshjes me Andorrën të ekipit kombëtarë U21.

Ish-sulmuesi bardheblu dhe tashmë i Legias së Varshavës ishte autori i të dy golave të fitores dhe një 11-metërshi të humbur përball një skuadre që na duhej me doemos fitorja.

Suksesi i dytë në grup për ekipin e drejtuar nga Alban Bushit, që bën detyrën ndaj Andorrës, duke marrë një fitore të rëndësishme pas difatë-s me Çekinë.

Kuqezinjtë dominuan përballjen në “Elbasan Arena” dhe që në minutat e para ishin shumë aktivë, teksa në të 36-tën Shqipëria kaloi në avantazh me golin e shënuar nga goditje dënimi perfekte e Muçit.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ishte sërish më këmbëngulëse megjithatë penalltia e fituar nga Dobra në minutën e 70-të, u morr përsipër nga Muçi i cili gabon duke shtuar jo pak presion tek skuadra e tij.

Po ka qenë sërish ai që zgjidh gjithçka në momentin e fundit të ndeshjes duke shfrytëzuar sërish një goditje standarde për të realizuar një tjetër perlë dhe duke vulosur gjithçka në 2-0.

Në të njëjtin grup me ne Kosova nuk ia doli të merrte pikë ndaj Çekisë, e cila fitoi minimalisht falë golit të Gabriel në pjesën e parë.


Top Channel

You may also like