Komandën e merr Milani në Serie A, Leao likuidon Sampdorian

by admin
Spread the love

Milani komandon në Serie A! Kuqezinjtë kanë mposhtur 1-0 Sampdorian dhe kanë shfrytëzuar ndalimin e Interit ndaj Napolit, duke parakaluar në renditje kampionët në fuqi që kanë një ndeshje më pak.

Kuqezinjtë e nisën mbarë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e tetë me portugezin Rafael Leao. Sulmuesi mori një pasim nga portieri Maignan dhe pasi u fut në zonë mposhti portierin Falcone.

Goli e çliroi Milanin, që më së shumti e kontrolloi topin dhe nuk i la mundësi Sampdorias. Për të regjistruar një rast goli duhet të vinte minuta e 44-t, kur Messias brenda zone gjuajti fort dhe portieri i skuadrës mike bëri mrekullinë.

Milani e nisi në sulm pjesën e dyte dhe menjëherë Messias provoi të befasonte, por e çoi topin pranë shtyllë pingule. Më pas Leao kërkoi një penallti, por për arbitrin ndërhyrja ndaj tij ishte e rregullt.

Candreva për Sampdorian lëshoi një sinjal, por Maignan ishte në gatishmëri. Milani po shfaqej më cinik, duke i lënë topin miqve. Gjithsesi kuqezinjtë ishin më të rrezikshëm, duke iu afruar golit dy herë me anë të Giroud.

Falcone e ndali sulmuesin francez, sikurse bëri edhe me Romagnoli dhe Rebic më pas. Gjithsesi Milani nuk i la mundësi Sampdorias dhe ia doli të merrte pikët e plota, që e ccojnë në krye për momentin.

SERIE A – JAVA 25
Milan-Sampdoria 1-0
Shënues:
Leao 8’

/ oversport.tv

You may also like