Komandanti i Policisë së Kaçanikut, Halim Shehu priti mërgimtarët e Begracës

by admin
Spread the love

Në një takim rasti, komandanti i Policisë së Kaçanikut, Halim Shehu i priti disa mërgimtarë dhe Këshillin inicues të themelimit të Shoqatës së mërgimtarëve “Begraca”. Në një takim mjaft të ngrohtë e vëllazëror, të pranishmit u interesuan për sigurinë gjatë ardhjes dhe shkuarjes së mërgimtarëve, arritjet dhe aktivitetet e tyre në mërgim si dhe për situatën aktuale në rajonin e Komunës së Kaçanikut.

Mërgimtarët e Begracës u zotuan se edhe më tej do ta ndihmojnë vendlindjen në mënyra të ndryshme, që në një të ardhme të afërt të mund të kthehen përfundimisht në vendlindje.

Natyrisht se nuk mungoi edhe brenga e madhe e mërgimtarëve për situatën e rëndë sociale në vend, duke dhënë premtime se do t`u dalin rregullisht në ndihmë skamnorëve, ashtu siç edhe kanë vepruar deri më tani.

Komandanti i Policisë në Kaçanik: Halim Shehu

You may also like