Kolumbia e Meksika hapin konfrencën e vendeve latine kundër trafikut të drogave (fotot)

by admin
Spread the love

Alvaro Leyva e Alicia Barcena, ministra të jashtëm të Kolumbisë e Meksikës, hapën sot konferencën e vendeve latine dhe të Karaibeve kundër drogave, ku u përfaqësuan 15 vende.

Konferenca e të shtunës në rezortin kolumbian te Cali kërkonte gjetjen e “zgjidhjeve reale” të problemit të drogave, mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe “luftën ndaj krimit që në rrënjën e tij”.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, mbërriti dje në Kolumbi për të diskutuar çështjet e trafikut të drogave me qeverinë e Gustavo Petro, dhe më pas do të shkojë në Kili për të përkujtuar 50 vjetorin e grushit të shtetit atje.

López Obrador u prit me nde rime ushtarake nga ministri i jashtëm kolumbian Álvaro Leyva, në qytetin jugperëndimor të Cali. Më vonë ai do të takohet me presidentin e vendit për të diskutuar çështjet e samitit, njoftonin mediat vendase.

Presidentët raportohet se do të diskutojnë gjithashtu “Procesin e Paqes Totale në Kolumbi” dhe forcimin e komunitetit të vendeve latine dhe të Karaibeve, njoftonte ministria e jashtme meksikane.

Gustavo Petro, i cili deklarohet si presidenti parë i majtë i Kolumbisë po përpiqet të negociojë një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit të disa dekadave me rebelët e majtë anti-amerikanë, trafikantë kokaine.

Kolumbia është vendi më i madh prodhues i kokainës në botë.

Petro e López Obrador, në disa raste kanë kritikuar qasjen luftarake të SHBA për ndalimin e trafikut të drogave, duke kërkuar një qasje më të butë që nuk dëmton prodhuesit e vegjël, shkruan AFP.