Koleva: Edhe buxheti për vitin 2024 do të jetë në të mirë të qytetarëve

by admin
Spread the love

Deputetja e LSDM-së, Daniela Koleva, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se buxheti për vitin 2024 është zhvillimor dhe përmbajtjesor në bazë të disa parametrave. Ajo tha në bazë të të ardhurave do të rritet për 6 për qind edhe shpenzimet.

Ajo tha se sot janë votuar masat antikrizë në vlerë prej 662 milionë euro dhe se do të vazhdohet me miratimin e masave për t’ju ndihmuar qytetarëve.

“Opozita atë që e propozon nuk përputhet me tjetrën dhe janë kontradiktor. Nga njëra anë propozon që të ulen tatimet ndërsa nga ana tjetër propozon projekti kapitale të cilat nëse grumbullohen vlejnë sa tre buxhete të plota. Pra, nuk mundet njëra me tjetrën. Nuk mund të ulen tatimet dhe nga ana tjetër të rriten projektet kapitale”, tha deputetja Koleva.

Ajo tha se opozita kërkon rritje të pagave dhe pensioneve për 50% dhe ulje të tatimeve. /SHENJA/

MARKETING



You may also like