Kokalari zbulon pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Republikanëve, ja si do e “kapërcejë” Berisha, oqeanin për në Amerikë

by admin
Spread the love

Foltorja’ e New Jersey-t e njoftuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillohet në datën 5 dhjetor në Marriott Hotel.

Aktivistja e Republikanëve në SHBA, Evi Kokalari ka njoftuar se në lidhje virtuale do jetë edhe Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.

“Në datë 5 Dhjetor do jem e pranishme në Foltoren me Diasporën që do mbahet në, në adresën që vijon:

Marriott Hotel

138 New Pehle Avenue,

Saddle Brook, New Jersey, 07663

Në lidhje virtuale do jenë:

Dr. Sali Berisha & Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës”, shkruan Kokalari.

Por pyetja që shtrohet është si Berisha do e kalojë oqeanin pasi është shpallur non-grata?

Foltorja e Sali Berishës në SHBA nuk do të jetë fizikisht por online nëpërmjet platformës zoom. Kujtojmë se pas turit të takimeve nëpër Shqipëri dhe “Foltores” me grupin e shqiptarëve në Amerikë.

Berisha në 11 Dhjetor ka thirrur Kuvendin e PD-së me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës, i cili të njëjtin forum ka lajmëruar se do ta mbledhë në 18 Dhjetor.

You may also like