Kokaj me lutje: Grevistët t’i kthejnë nxënësit në klasa (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputeti i VV-së Jahja Kokaj iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që t’i kthejnë fëmijët në bankat shkollore, njofton Klankosova.tv.

“Në radhë të parë kam lutje të sinqertë, t’i lëmë partitë politike, mendimi im është i sinqertë, unë jam anëtar i një partie, nuk jam militant, jam futur aty për interesin e kombit në radhë të parë”, ka thënë Kokaj.

“Kam lutje për grevistët që t’i kthejnë nxënësit në klasa, ta thirrin zërin e ndërgjegjes, si prind, si edukator, si nxënës, si njerëz që posedojnë dimensionet morale, t’i kthejnë nxënësit në klasë dhe më pas të vazhdojnë në mënyrë demokratike ashtu si veprohet”.

You may also like