Koha e fundit për paqe në Ukrainë – Shqip

by admin
Spread the love

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për paqe dhe drejtësi, teksa Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh të premten për të shënuar përvjetorin e dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Guterres i tha Këshillit të Sigurisë se agresioni i Rusisë ka shkelur direkt Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.

“Dy vjet më pas,  dhe një dekadë që nga tentativa e aneksimit të paligjshëm të Rusisë të Krimesë të Ukrainës dhe qytetit të Sevastopolit, lufta në Ukrainë mbetet një plagë e hapur në zemër të Evropës”.

“Është koha e fundit për paqe, një paqe e drejtë, e bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme”, tha Guterres, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Guterres tha se të gjithë ata që shkaktuan dhunë seksuale e tortura ndaj civilëve dhe të burgosurve duhet të mbajnë përgjegjësi.

Gati katër milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit ndërsa mbi 14.5 milionë njerëz brenda vendit kanë nevojë për ndihmë humanitare, tha ai.

Guterres paralajmëroi gjithashtu për zgjerimin e konfliktit “duke nxitur paqëndrueshmërinë rajonale”.

You may also like