Kodra nga Shoqata e Pacientëve kërkon hetim për vdekjen e pacientit pas operimit

by admin
Spread the love

Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, bën thirrje për hetimin e rastit të vdekjes së pacientit në QKUK që pasoi pas operimit të tij.

“Sipas ekspertëve, pacientët me diseksion akut të aortës në shumicën e rasteve mund të vdesin! Me shumë gjasa edhe tek rasti i fundit do të ndodhte njësoj në cilindo version që mund të operohej. Por, fakti se ky rast është bërë me një metodë të re dhe se drejtori i klinikës thotë se nuk kanë eksperiencë për të, duhet të hetohet”, është shprehur Kodra, transmeton KlanKosova.tv.

“Por është shumë e rëndësishme që fillimisht të hetohet e pastaj të gjykohet, jo e kundërta. Po pres që institucionet me thënë fjalën e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Pacienti vdiq pas operimit, përvoja e mjekut që kreu ndërhyrjen shihet e pamjaftueshme (VIDEO)

 

You may also like