Kodeks për sjellje në hapësirën online gjatë zgjedhjeve! – Shqip

by admin
Spread the love

KODEKSI I PËRPUNUAR NGA ASHMAA

Sigurimi i integritetit të informacioneve që plasohen në hapësirën online dhe parandalimi i përhapjes së dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në cfarëdo baze, përmes vendosjes së standardeve bazë të sjelljes etike dhe profesionale të subjekteve pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, është qëllimi I Kodeksit të sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve.

Kodeksi ëhstë publikuar në ueb-faqen izborenkodeksonline.mk dhe është përpunuar nga Agjencia për Media, në bashkëpunim me institucione relevante dhe ndihmë të ekspertëve nga OSBE/ODIHR-i.

Respektimi i kodeksit ëhstë në bazë vullnetare dhe nuk paraqet zëvendësim për rregullat ekzistuese ligjore, kurse ndjekjen e tij do ta bëjë trupi koordinativ I formuar kryesisht nga përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve, Institutit Maqedonas për Media, Këshillit për Etikë në Media, Institutit për Studime të Komunikimit dhe Fondacionit “Metamorfozis”./KlanMacedonia

You may also like