KMDLNj: Pse duhet t’u paguhet rryma katër komunave të veriut

by admin
Spread the love

Qytetarët e Kosovës po përballen me probleme
të mbijetesës për shkaqe objektive dhe subjektive kurse ZRRE, me kërkesë të
KEDS, operator privat nga Turqia , ka propozuar që çmimi i energjisë elektrike
të rritet përtej kërkesave të KEDS duke e rrezikuar seriozisht mbijetesën e pjesës
më të madhe të qytetarëve të Kosovës.

KMDLNj, në shumë reagime ka kundërshtuar këtë rritje
të çmimit të rrymës që është e papërballueshme, diskriminuese duke ndarë
konsumatorët në grupe përfituese dhe ato që do të ndëshkohen sikur që liron nga
çdo pagesë 4 komunat e Veriut të Kosovës,  ekskluzivisht sipas parimit
etnik.

KMDLNj ka paralajmëruar se këto zhvillime do
të shkaktojnë pakënaqësi sociale që do të nxisin protesta kundërshtuese , do të
ndikojnë në uljen e investimeve shkaku i pasigurisë ekonomike dhe
politike,  si efekte zinxhirore të këtyre diskriminimeve. Po bëhet një
luftë puro politike midis pozitës dhe opozitës në mungesë të vullnetit për të
bërë zgjidhje në interes të qytetarit. Pozita me këmbëngulësi po e mbronë ZRRE dhe
kërkesën për rritje të çmimit të rrymës kurse opozita po e sulmon Qeverinë e
Kosovës pse po ua paguan rrymën 4 komunave të Veriut ndonëse të gjitha qeveritë
paraprake e kanë bërë të njëjtin veprim.

Kryetari i Bordit të ZRRE, para Komisionit
parlamentar deklaroi se 4 komuna të Veriut nuk janë përfshirë fare në
propozimin për rritje të çmimit të rrymës dhe se kur kanë dashur të ndërprejnë
rrymën për 4 komuna të Veriut,  shumë vite më parë , nga KFOR kanë marrë
një letër se nuk mund ta bëjnë këtë prandaj janë detyruar ta vazhdojnë
furnizimin për këto komuna. Opinioni kosovar nuk ka qenë i informuar për këtë
më parë. Meqë është krijuar një situatë tensionuese dhe një paqartësi për
qytetarët e që po manipulohet nga opozita dhe pozita dhe për të sqaruar
çështjen që do të ndikonte në shtensionimin e gjendjes, KMDLNj kërkon nga qeveritë
e mëparshme një sqarim nëse ka patur bazë ligjore , Marrëveshje detyruese të nënshkruar
e për të cilën publiku nuk ishte informuar , apo zotim para ndërkombëtarëve ose
ndonjë shantazhim që e arsyeton këtë pagesë të rrymës për 4 komunat e
Veriut  ?! Po kjo pyetje vlenë edhe për Qeverinë aktuale që po vazhdon të
paguajë rrymën për serbët e Veriut të Kosovës sepse , nëse nuk ka një arsye
tepër bindëse, me këtë vazhdim të pagesës po e përligj diskriminimin në baza
etnike dhe korrupsionin institucional. Edhe qeveritë paraprake si dhe qeveria
aktuale e kanë detyrim të sqarohen para qytetarëve të Kosovës , ndryshe do të
jenë përgjegjës për plaçkitje të qytetarëve të Kosovës përmes faturimit të
fryer dhe ndarjes së mjeteve për rrymë dhe shërbine të tjera për 4 komunat në
Veri të Kosovës përgjatë 20 vjetëve të fundit.

KMDLN kërkon përgjigje se kur do të
kompensohen qytetarët e Kosovës që janë plaçkitur në periudhën 15 vjeçare
përmes fryejes së faturave dhe se a është marrë në përgjegjësi dikush që e ka
planifikuar, nuk e ka penguar dhe e ka zbatuar këtë plaçkitje.

KMDLNj e përkrahë çdo protestë paqësore që ka
për qëllim mbrojtjen e interesit të qytetarit të Kosovës , pa bërë asnjë dallin
në asnjë bazë dhe kundërshton çdo protestë që ka qëllime politike duke
keqpërdorur dhe manipuluar gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve të
Kosovës.

You may also like