Klubi i Premier League bën gati “çekun” 7 milionë euro për shqiptarin

by admin
Spread the love

Ernest Muçi është një nga lojtarët më të spikatur te Legia e Varshavës në Poloni.

Mediat vendase raportojnë se së fundmi për të ka pasur një interesim të madh që arrin deri në shifrën e 7 milionë eurove.

“Sport.tvp.pl” bën me dije se kërkesat për Muçin janë të shumta, me Fulhamin në Premier League që po ushtron presion.

Në këtë mënyrë ai mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori nëse largohet për shifrën e 7 milionë eurove.

Legia pagoi vetëm 500 mijë euro për ta marrë në vitin 2021 nga Tirana, por tashmë vlera e tij është disa-fishuar në saj të paraqitjeve të shkëlqyera të tij veçanërisht në Europa League.

You may also like