Klubet arabe nuk kanë të ndalur, “sulm” në janar për Sancho-n dhe Richarlison

by admin
Spread the love

Saudi Pro League vazhdon të ndjekë me shumë interes Premier League-n dhe yjet e kampionatit anglezi.

Sipas raportimeve të medieve britanike, pasi kanë bërë një sërë blerjesh në merkaton e verës, klubet arabe janë gati për t’u hedhur sërish në sulm.

Mes lojtarëve që po monitorohen nga Arabia Saudite, janë Sancho i Manchester United dhe Richarlison i Tottenham.

Klubet arabe do të tentojnë që të afrojnë si Sancho-n ashtu edhe Richarlison në janar, me lojtarin e United që duhet me patjetër të ndryshojë ambient, ndërsa sa i përket sulmuesit të Tottenham, vështirë se klubi i “Spurs” të bindet lehtë për largimin e brazilianit.


Top Channel

You may also like