Kjo është gjendja e rrugëve në Maqedoni – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rekomandim shoferëve për shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizuesve të vendosur.

Sipas informacionit të Shoqatës për Ndërtimtari Pellagonia SHA Gostivar, prej të martës 05.09.2022 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në km 19+500 (afër fshatit Glloboçicë) dhe 24+000 (afër fshatit Llukovë) në rrugën rajonale R1001 aksi Strugë – Dibër. Komunikacioni po zhvillohet në mënyrë alternative dhe është rregulluar me semaforë.

“Stenton gradba SHPK” njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1, segmenti Gradsko-Prilep (Farishë-Prilep), konkretisht pas urës në lumin Raec drejt Pletvarit për shkak të aktiviteteve ndërtimore nga data 02.03.2022. në lidhje me projektin Rehabilitimi i rrugës shtetërore A1, pjesa Farish-Prilep dhe do të zgjasë në12 muajt e ardhshëm. Për shkak të punimeve ndërtimore do të ketë ndryshim të qarkullimit në dy korsi, drejtuesit e mjeteve duhet t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur në rrugë dhe të lëvizin me shpejtësi të ulur gjatë kalimit në aksin ku po zhvillohen punimet.

SHN Beton SHA – Shkup njofton se po realizohen punime ndërtimore për rehabilitim me zgjerim në Rrugën shtetërore A1, seksioni Petrovec – Katllanovë (korsia majtas dhe djathtas). Në vendin e zbatimit të punimeve ndërtimore zbatohet regjim i përkohshëm i komunikacionit me sinjalizuesit e  duhur të komunikacionit. Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje.

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.

TI RAPORTON!

You may also like