Kisha imunitet – Shqip

by admin
Spread the love

Del në gjyq në Mars i akuzuar për “përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020“

Argumenti i vetëm i ish-presidentit Donald Trump që të mos ndiqet penalisht është imuniteti. Kur nxiti turmën të sulmonte selinë e Kongresit më 6 Janar 2021, ai ishte ende në detyrë, ndaj tani nuk mund të ndiqet penalisht. Këtë argument e paraqiti në Gjykatën Federale të Apelit në Uashington, e cila duket se nuk u bind dhe vuri në pikëpyetje të martën pretendimet e ish-presidentit.

Trumpi vetëm vëzhgoi ekipin e tij ligjor që u përpoq të bindë një panel prej tre gjyqtarësh se ish-presidentët nuk duhet të ndiqen penalisht për veprimet që ata ndërmarrin kur janë në detyrë. Ish-presidenti Trump do të dalë para gjyqit në Mars për akuzën e tentativës së përmbysjes së zgjedhjeve. Gjyqtarët reaguan skeptik ndaj këtij argumenti të avokatëve të Trumpit.

“Pra, ju po thoni se një president mund të shesë falje për të dënuarit, mund të shesë sekrete ushtarake, apo mund t’u thotë forcave speciale SEAL të vrasin një rival politik?” pyeti gjykatësja Florence Pan avokatin e Trump-it, D. JohnSauer.

Avokati Sauer tha se një ish-president mund të ndiqet penalisht vetëm nëse ai fillimisht ngarkohet me akuzë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe dënohet nga Senati.

Pas seancës dëgjimore, Trumpi tha se nëse çështja kundër tij në gjykatë lejohet të vazhdojë, precedenti do të lejojë që Biden-i të ndiqet penalisht pasi të largohet nga detyra.

“Kur ata flasin për një kërcënim ndaj demokracisë, ky është kërcënimi i vërtetë për demokracinë. Nëse unë nuk marr imunitet, atëherë Joe Biden nuk merr imunitet. Joe është për aktakuzë,” tha ai.

Trumpi, ish-presidenti i parë i ShBA-së që ndiqet penalisht, përballet me 91 akuza penale në katër raste të veçanta.

Klan News

You may also like