KINEMA – Vdes në një aksident ajror aktori i njohur hollivudian, Christian Oliver

by admin
Spread the love

LOS ANXHELES, 6 janar /ATSH-ANSA/ – Aktori i njohur i Hollivudit me origjinë gjermane, Christian Oliver, vdiq së bashku me dy vajzat e tij të vogla në një aksident, kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në detin e Karaibeve, pak çaste pas ngritjes.

Oliver, i cili u shfaq në ekranin e madh së bashku me George Clooney në “The Good German” dhe në komedinë aksion “Speed ​​​​Racer” të vitit 2008, ishte në bordin e një avioni privat.

Peshkatarë, zhytës dhe roja bregdetare shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën katër trupat e personave që ndodheshin në avion.

Oliver, 51 vjeç, vdiq së bashku me vajzat e tij Madita, 10, dhe Annik, 12, dhe pilotin Robert Sachs.

Oliver, i lindur si Christian Klepser, ka më shumë se 60 kredite filmike dhe televizive me emrin e tij, përfshirë një pjesë të vogël në “The Valkyrie” të Tom Cruise.

Rolet e hershme të karrierës përfshinin serialin televiziv “Saved by the Bell: The New Class” dhe filmin “The Baby-Sitters Club”.

Në Gjermani, Oliver luajti në filmin e njohur “Cobra 11” për dy sezone./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like