KINEMA – Apeli i Navalny në dokumentarin që fitoi Oscar: Nëse më vrasin do të thotë që jemi shumë të fortë, mos u dorëzoni

by admin
Spread the love

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ – Në filmin e Daniel Roher ‘Navalny’, i cili fitoi çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë në 2023, kundërshtari i Vladimir Putin, i cili vdiq sot në burg, pyetet se çfarë mesazhi do të kishte lënë për popullin rus nëse do të vritej, sipas “La Repubblica”.

Këto ishin fjalët e Alexei Navalnyj në filmin e Daniel Roher:

“Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi shumë të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë forcë, nuk duhet të dorëzohemi por të kujtojmë se jemi të shtypur nga njerëzit e këqij. Për të triumfuar, e keqja ka nevojë vetëm për njerëzit e mirë që të mos bëjnë asgjë. Prandaj mos rrini kot”.

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse në dekadën e fundit, Alexei Navalny vdiq sot në një burg të Rrethit Arktik.

Kritiku më i zhurmshëm i presidentit Vladimir Putin, ishte dënuar me 19 vjet burg, i akuzuar për ekstremizëm i konsideruar gjerësisht si i motivuar politikisht.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like