Kina lë një atlete ujgure për të ndezur flakën

by admin
Spread the love

Regjimi komunist kinez zgjodhi një atlete ujgure për të ndezur flakën olimpike në ceremoninë e hapjes së Lojërave Dimërore, në një përpjekje flagrante propagandistike për të shmangur pretendimet se është fajtor për gjenocidin e pakicës myslimane.

Dinigeer Yilamujiang, një skiatore ujgure nga rajoni veriperëndimor i Xinjiang, ishte një nga atletet kineze që ndezi flakën.

Kishte vetëm një pjesë të vogël të personaliteteve të huaja në ceremoni, ndërsa shumica e liderëve perëndimorë bojkotuan garën, mes akuzave ndaj Kinës për abuzim të të frejtave të njeriut dhe persekutim të myslimanëve ujgurë në provincën lindore Xinjiang.

Aktivistët dhe ekspertët e të drejtave të OKB-së thonë se të paktën një milion myslimanë po mbahen në kampe në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang, duke akuzuar Kinën për përdorimin e torturës, punës së detyruar dhe sterilizimit, shkruan DailyMail.

Kina mohon çdo shkelje të të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe thotë se kampet e saj ofrojnë trajnime profesionale dhe janë të nevojshme për të luftuar ekstremizmin.

You may also like