Kim Kardashian “trondit” fansat – Shqip

by admin
Spread the love

Surprizon 363 milionë ndjekësit në Instagram me imazhin e ri

Kim Kardashian surprizon fansat e saj me një “Look” të ri që e ka shfaqur në këtë video.

Para 363 milionë ndjekësve në profilin e saj në Instagram, 42-vjeçarja u shfaq me një model të ri flokësh, të prera shkurt disa centimetra mbi shpatulla, por sërish brune.

Në videot e saj, veç prerjes së re të flokëve, nuk mund të mos bien në sy veshjet e markës së saj Skims, ku në këtë rast janë edhe një palë pantallona sportive që duken si masë më e madhe se e saj, por që mesaduket është një prej trendeve që Kim Kardashian përpiqet të vendosë gjithmonë.

Ylli i modës dhe reality show-t amerikan shquhet për variacione të shpeshta me pamjen e saj të jashtme.

Tv Klan

You may also like