Kim Jong-un admiron robotët në stil ‘Transformers’ në ekspozitën ‘teknologjike’ koreano-veriore

by admin
Spread the love

Lideri komunist i Koresë së Veriut Kim Jong-un dukej mjaft i impresionuar në disa imazhe të publikuara së fundmi teksa vizitonte një ekspozitë me ‘robotë’ vendas të ngjashëm ato të filmit Transformer, të armatosur me pushkë dhe të zbukuruar me simbole rreziku radioaktiv.

Në fotot e fundit të propagandës nga Korea e Veriut, Kim Jong-un shikonte robotët e përmasave të ndryshme të ekspozuar nga ‘shkencëtarët’ vendas së bashku me disa forma raketash në sfond.

Robotët luftarakë thuhej se ishin “modele fiktive shkencore” të shfaqur në panairin e fëmijëve Mangyongdae, në kryeqytetin Penian.

Por megjithëse ishin vetëm modele dhe jo makineri funksionale, ekspertët thonë se roboti që ishte dizenjuar nga një fëmijë, tregon për masën e indoktrinimit të luftës të të rinjve koreano-veriorë.

Eksperti politik Martyn Williams, tha për rrjetin britanik The Mirror: “Ky dizajn influencohet nga indoktrinomi që fëmijët marrin në shkollë që në moshë të hershme. Shumë nga lodrat e personazhet ndaj të cilëve fëmijët ekspozohen kanë ide zbavitëse, edukative por dhe ato të luftës e dhunës”.

“Korea e veriut ka një ministri i të gjerë të Agjitacionit e Propagandës që kontrollon dhe vendos për përmbajtjet në shkolla e kopshte, përveç gazetave e televizionit”, shtoi ai, duke iu referuar kontrollit të mendjes që shumë qeveri aplikojnë ndaj përmbajtjeve te qytetarëve si në libra, filma, teatro dhe filma vizatimorë.

Robotët nuk ishin e vetmja risi në vizitën e Kim pallatin e fëmijëve Mangyongdae pasi disa fëmijë në uniforma ushtarake e pritën atë, të cilët më pas kënduan dhe luajtën një pjesë të vogël teatrale.

Mediat shtetërore thanë se ata “këndonin nga lumturia për liderin baba, që gjithmonë vendos politikat e fëmijëve para të tjerave”.

Mediat shtetërore shtonin se Kim Jong-un mund edhe “të shkulë një yll nga qielli për gjeneratën e re”. Diktatori komunist ka kërkuar që të rinjtë “të marrin njohuri praktike për ndërtimin socialist”.


Top Channel

You may also like