Kim është në qiellin e shtatë me të dashurin e ri dhe s’ka ndër mend të kthehet me Kanye që po i lutet

by admin
Spread the love

 

Kim Kardashian dhe Pete Davidson po shijojnë romancën e tyre, por si po e përjeton Kanye West, ish-partneri i Kim?

Reperi thuhet se nuk e ka harruar ende nënën e fëmijëve të tij dhe këto kohë i ka trazuar shumë ujërat mediatike me deklaratat se do e rikthejë atë me çdo kusht. Por burime pranë Kim kanë thënë për ‘HollywoodLife’ se nuk ka asnjë ndryshim nga ana e Kardashian. Kërkesa për divorc që bëri në shkurt, vazhdon të jetë aktive.

“Mos u gaboni. Kim nuk do të kthehet më me Kanye-n, madje ajo nuk i ka dhënë asnjë shenjë që dëshiron të rikthehet”, tha një burim për HollywoodLife.

Në fakt, Kim është mjaft e lumtur në krahët e të dashurit të ri, Pete Davidson, madje thuhet se të dy po mendojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në tjetër nivel.

Pete është partneri i parë për yllin e KUWTK që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti./revistawho.com

You may also like