Kim dhe Khloe Kardashian marrin vëmendjen në Miami, derisa shfaqin linjat e bujshme trupore

by admin
Spread the love

Kim Kardashian dhe motra e saj Khloe morën gjithë vëmendjen me veshjet e tyre të zjarrta teksa mbërritën në dyqanin të notit ‘SKIMS’ në Miami të shtunën mbrëma (19 mars).

Yjet televizive dukeshin mahnitëse, ndërsa Kim 41 vjeç, ekspozoi linjat e saj e veshur me një palë sytjena të vogël metalike prej argjendi që tregonte dekoltenë e saj të bollshme dhe një palë dollakë të ngushta të ngjashme me pjesën e sipërme.

Themeluesja e ‘SKIMS’ plotësoi pamjen e saj me një palë cime të tejdukshme dhe më vonë u pa e veshur me syza të mëdha të fytyrës që ngjante me Batman, shkruan DailyMail.

Për sa i përket glamit, ish-bashkëshortja e Kanye West shkëlqeu me një nxirje të këndshme dhe zgjodhi një look të fortë në ngjyrë bronzi duke shtuar një nuancë skuqjeje në faqet e saj dhe buzëkuq ‘nudo’.

Ndërkohë motra e saj më e vogël, 37 vjeçe, zgjodhi një fustan blu me panele rrjetë që tregonte këmbët e saj të gjata ngjyrë kafe dhe e kombinoi pamjen me taka të tejdukshme.

Khloe përshtati pamjen e saj me shumë bizhuteri, duke përfshirë vathë argjendi, byzylykë diamanti dhe unaza.

Gjithmonë me shumë stil, ajo mbajti edhe një palë syze dielli gjatë daljes.

Flokët e saj të gjata bionde me bombë ishin të ndara anash dhe njësoj si ato të Kim-it dhe të valëzuara të cilat i binin butësisht mbi supe.

Ngjarja pati një pjesëmarrje të madhe të fansa të emocionuar për të takuar motrat e famshme dhe për të marrë në dorë mallrat më të fundit të ‘SKIMS’.


Të pranishëm në këtë ngjarje ishin gjithashtu David Grutman, gruaja e tij, Isabela Rangel dhe modelja Candice Swanepoel.

Motrat u panë më vonë duke bërë rrugën e tyre për në restorantin Swan – në zemër të Distriktit të Dizajnit të Miami – për të festuar dyqanin e ri.


You may also like