Kili ëndërron ende Botërorin e Katarit, Alexis Sanchez i mban në lojë

by admin
Spread the love

Kili ka fituar me rezultatin 3-2 kundër Bolivisë dhe është ngjitur në vendin e pestë që të çon në play off për Botërorin e Katarit. Alexis Sanchez ishte heroi.

Sulmuesi i Interit u tregua fenomenal, duke zhbllokuar ndeshjen me një gol fantastik me goditje dënimi. Bolivia gjithsesi nuk u dorëzua, pasi ia doli të barazonte me Enoumba brenda 45 minutave të para.

Kili nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe kaloi sërish në epërsi me anë të Nunez Espinoza, kurse Alexis Sanchez shënoi edhe golin e tretë.

Tre minuta më pas Moreno i ngushtoi shifrat dhe në fund Bolivia iu afrua edhe golit të barazimit, por traversa ua mohoi. Kili e ruajti epërsinë dhe mori tre pikë shprese që i mbajnë në lojë për kualifikimin në Botëror.

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT, AMERIKA E JUGUT
Bolivi-Kili 2-3
Shënues: Enoumba 37′, Moreno 88′ / Sanchez 14′, 85′, Nunez Espinoza 77′

/ oversport.tv

You may also like