Kievi përditëson shifrat për humbjet e ushtrisë ruse në Ukrainë

by admin
Spread the love

Ushtria ruse, e cila i shpalli luftë Ukrainës, humbi 20 mijë e 100 ushtarë, 163 avionë, 145 helikopterë dhe 762 tanke.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës dha informacione për humbjet e ushtrisë ruse midis 24 shkurtit dhe 16 prillit.

Sipas kësaj, 20.100 ushtarë nga ushtria ruse që sulmuan Ukrainën u vranë, 163 avionë rusë, 145 helikopterë, 762 tanke, 1.982 automjete të blinduara, 371 topa artilerie, 125 sisteme raketash dhe 66 sisteme të mbrojtjes ajrore u shkatërruan.

Forcat ruse humbën gjithashtu 1.458 automjete, 8 anije dhe skafe të lehta, 76 autobote me karburant dhe 138 mjete ajrore pa pilot.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 25 mars, u njoftua se 1.351 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Kievit, kryeqyteti i Ukrainës, Vitaly Klichko, ka bërë të ditur se lagjja Darnitskiy e qytetit është bombarduar nga forcat ruse.

Në një deklaratë në kanalin Telegram, Klichko tha: “Kievi u bombardua në mëngjes. Ka pasur shpërthime në lagjen Darnitskiy në periferi të qytetit. Ekipet e shpëtimit dhe ato mjekësore janë tani në vendngjarje. Informacioni për viktimat po qartësohet.”

Duke u kërkuar banorëve të Kievit që t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të sulmeve ajror, Klichko këshilloi banorët që ishin larguar nga qyteti që të mos kthehen ende dhe të qëndrojnë në zona më të sigurta.

You may also like