Kievi futet në shtetrrethim të ri, Klitschko paralajmërim të fortë për ata që shikohen në rrugë

by admin
Spread the love

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 me orën lokale (15:00-06:00).

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Duke shkruar në Twitter, Klitschko paralajmëroi: “Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”

Që prej ditës së pushtimit nga Rusia, Vitali Klitschko hoqi kostumin zyrtar të kryebashkiakut, veshi uniformën ushtarake dhe doli për të mbrojtur qytetin e tij.

Rruga Press

You may also like