KIEV – Zelenskyy: Në përpjekjet për çlirimin e Mariupol ekziston mundësia e ndërmjetësimit të Turqisë

by admin
Spread the love

ANKARA, 4 prill /ATSH-AA/ Duke përmendur përpjekjet për çlirimin e qytetit të Mariupol, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka theksuar ndërmjetësimin e mundshëm të Turqisë.

Në përgjigje të pyetjes lidhur me mundësinë e një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, Zelenskyy tha për gazetarët se pala ruse duhet të veprojë shpejt për të organizuar një takim.

Ai theksoi se vonesa e procesit të negociatave do të përkeqësojë situatën për Rusinë.

“Ekziston mundësia e ndërmjetësimit të Turqisë në këtë mision special në Mariupol”, tha Zelenskyy, duke shtuar se çështja mund të sqarohet në ditët ose orët në vijim.

Ai gjithashtu përsëriti se Ukraina do të vazhdojë negociatat me Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy vizitoi sot qytetin e Bucha, ku thuhet se janë gjetur trupa të civilëve të vrarë, pas tërheqjes së forcave ruse.

Dje, prokurorja e përgjithshëm e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha se janë gjetur 410 trupa të civilëve të vrarë në rajonin më të gjerë të Kievit. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like