KIEV – Zelensky: Thelbësore që negociatat me BE-në të fillojnë në qershor

by admin
Spread the love

KIEV, 20 mars /ATSH-ANSA/ – Ne po përgatitemi për një takim të Këshillit Evropian dhe për vendime të rëndësishme evropiane këtë vit dhe, në këtë kuptim, është thelbësore për ne në Ukrainë dhe për të gjithë Evropën që negociatat reale për anëtarësimin e Ukrainës të fillojë pa vonesë në qershor, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”Ky veprim do të dërgonte sinjalin e duhur politik se Evropa është mjaftueshëm e fortë për t’i rezistuar presionit rus”, shtoi si.

Lidhur me takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën në bazën ajrore amerikane ”Ramstein”, Zelensky foli për një takim “produktiv”.

”Do të ketë paketa të reja mbrojtëse, përfshirë artilerinë. Edhe shtetet e tjera duhet t’i bashkohen nismës së Republikës Çeke për blerjen e municioneve, ndërsa përparësia për mbrojtjen ajrore, luftën elektronike dhe dronët mbetet padyshim e pandryshuar”, theksoi Zelensky./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like