KIEV – Zelensky: Lidershipi ushtarak të qëndrojë larg ambicieve politike

by admin
Spread the love

KIEV, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar lidershipin ushtarak të vendit të tij të qëndrojë larg ambicieve politike.

Për muaj të tërë, ka pasur spekulime për një përçarje midis Zelenskyt dhe Valery Zaluzhnyt, komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Gjenerali është vlerësuar shumë për operacionet e tij ushtarake dhe tashmë shihet si rival i Zelensky për pozicionin e presidentit.

Sipas kushtetutës, zgjedhjet e rregullta presidenciale do të duhej të zhvilloheshin më 31 mars, por Zelensky ka bërë thirrje që votimet të shtyhen duke pasur parasysh luftën e ndezur në vend.

“Nëse një ushtarak vendos të bëjë politikë, është e drejta e tij, atëherë ai duhet të hyjë në politikë dhe të mos merret me luftën”, tha Zelensky për “The Sun”.

“Nëse e menaxhoni luftën duke pasur parasysh që nesër do të bëni politikë ose zgjedhje, atëherë me fjalët tuaja dhe në vijën e parë silleni si politikan dhe jo si ushtarak, mendoj se ky është një gabim i madh”, shtoi ai.

Në një intervistë, Zaluzhny tha për “The Economist” në fillim të këtij muaji, në të cilën gjenerali paralajmëroi se lufta kishte arritur në një ngërç.

“Nuk ka asnjë ngërç”, u përgjigj Zelensky në atë kohë./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like