KIEV -Zelensky i sigurt për fitoren gjatë vizitës tek të plagosurit e luftës

by admin
Spread the love

KIEV, 17 mars /ATSH-DPA/- Ukrainasit së shpejti do të festojnë së bashku fitoren kundër Rusisë, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite tek të plagosurit e luftës në një spital në Kiev.

“Nuk mund të jetë ndryshe kur ka familje kaq të forta në vendin tonë”, tha ai, sipas një deklarate të zyrës presidenciale, menjëherë pasi takoi një familje të goditur me armë zjarri ndërsa ishte duke u larguar.

Gjatë vizitës, Zelensky i dhuroi 8-vjeçarit Ihor një kafshë pellushi. Sipas burimeve ukrainase, djali ishte mbrojtur nga motra e tij gjatë bombardimeve të ushtarëve rusë. Ashtu si nëna e saj, ajo pësoi plagë të rënda ndërsa largohej nga Vorzel, në veri të Kievit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like