KIEV – Zelensky: Asetet e ngrira ruse të përdoren për të ndihmuar Ukrainën

by admin
Spread the love

KIEV, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehu besimin në lidhje me mbështetjen e mëtejshme financiare për vendin e tij, megjithëse liderët e BE-së nuk arritën një marrëveshje për një paketë mbështetjeje financiare për vendin e shkatërruar nga lufta.

Edhe pse Bashkimi Evropian ra dakord të enjten për të hapur negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, Kievi nuk po heq dorë nga përfitimi i më shumë ndihme financiare për Ukrainën.

”Procesi i negociatave nuk do të jetë i lehtë, por gjëja më e rëndësishme është se ne kemi vendosur historikisht në favor të një gjëje, që Ukraina do të jetë gjithmonë pjesë e shtëpisë sonë të përbashkët evropiane”, tha Zelensky.

Zelensky u fokusua kryesisht në shpërndarjen e mundshme të miliardave nga asetet e ngrira ruse.

“Pasuritë e shtetit terrorist (Rusisë) dhe aleatëve të saj duhet të përdoren për të mbështetur Ukrainën në mënyrë që të mbrojnë jetët dhe njerëzit nga terrori rus”, tha ai.

Sipas Komisionit Evropian, asetet ruse me vlerë prej më shumë se 200 miliardë eurosh (216 miliardë dollarë) janë të palëvizshme në BE, shumica e të cilave mbahen në Belgjikë dhe trajtohen nga kompania e kleringut ”Euroclear”.

Asetet mund të jenë të ngrira, por ato po gjenerojnë të ardhura në BE./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like