KIEV – Ukraina numëron 170 000 ndërtesa të shkatërruara nga ushtria ruse

by admin
Spread the love



KIEV, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 170 000 ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar që kur Rusia filloi luftën në Ukrainë më shumë se 21 muaj më parë, deklaroi Olena Shuliak, kryetare e një komiteti parlamentar që mbikëqyr zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev.

“Sipas vlerësimeve paraprake të Shkollës Ekonomike të Kievit, më shumë se 170 000 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar nga armiqësitë deri më tani”, shkroi Shuliak.

Sipas të dhënave, sulmet ruse prekën më shumë se 3 500 institucione arsimore dhe 420 kompani të mëdha dhe të mesme.

Aeroportet civile dhe fushat ajrore, 344 ura dhe kryqëzime, dhe 25 000 rrugë u prekën gjithashtu nga shkatërrimi./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKumbaro në Samitin Botëror të Klimës, takim me homologen e Emirateve të Bashkuara


You may also like